Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Sarandë, ndërron jetë palombari


Ka humbur jetën personi i plagosur nga shpërthimi në portin e Sarandës.

Policia bën me dije se një palombar ende i paidentifikuar dyshohet se u plagos nga shpërthimi i bombolës së oksigjenit gjatë zhytjes në det.

Palombari ende i paidentifikuar humbi jetën nga plagët e marra.

Sot, në afërsi të Portit Detar të Sarandës, një polumbari ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka shpërthyer aksidentalisht gjatë zhytjes në det bombula e oksigjenit, ku për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë”, njofton policia.