Vendosni fjalën kyçe....

Transportonin pjesë automjetesh nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 4 persona në pikën kufitare të Morinës


Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia teksa transportonin me autobus, pjesë automjetesh, me vlerë rreth 8000 euro, të kontrabanduara nga Kosova.

Në lidhje me rastin është arrestuar gjithashtu 1 doganier i Degës Doganore Morinë dhe në hetim 3 punonjës policie të PKK Morinë, të dyshuar të implikuar.

NJOFTIMI I POLICISË

“Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës- Dibër, Sektori i Hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar “Linja”, pas një hetimi me metoda proaktive, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit.

U kapën në flagrancë teksa transportonin me autobus, pjesë automjetesh, me vlerë rreth 8000 euro, të kontrabanduara nga Kosova, arrestohen 3 shtetas.

Gjithashtu, vihen në pranga 1 doganier i Degës Doganore Morinë dhe në hetim 3 punonjës policie të PKK Morinë, të dyshuar të implikuar në këtë rast.

Sekuestrohen mallrat (disqe automjetesh) e dyshuara të kontrabanduara.

Si rezultat i një hetimi të ndjekur proaktivisht, për goditjen e rasteve të transportimit të mallrave të ndryshme, nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri, u finalizua operacioni policor i koduar “Linja”, në kuadër të të cilit:

-u vunë në pranga shtetasit:

Sh. H., 53 vjeç, G. B., 37 vjeç dhe I. H., 35 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim;

Xh. Sh., 46 vjeç, me detyrë doganier në Degën Doganore Morinë, për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.