Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i lë në fuqi dënimin për Fredi Belerin, Ambasadorja greke: U shkel prezumimi i pafajësisë, të lejohet të marrë pjesë në seancën e PE


Ambasadorja Greke ishte e pranishme në seancë gjyqësore në Apelin e GJKKO-së ku u la në fuqi dënimi me 2 vite burg i Fredi Belerit  

“U shkel prezumimi i pafajësisë. Megjithë dëshirën e popullit të Himarës, bashkia drejtohet edhe sot nga persona që nuk janë zgjedhur nga qytetarët. Përparësitë për Greqinë mbetet respektimi i shtetit të së drejtës dhe mbrojtja e të drejtave të minoritetet, që janë parimet baazë të BE-së

Zoti Beleri është zyrtarisht anëtarë i zgjedhur i Parlamentit Europian. Është kërkesë demokratike që eurodeputetët të kenë mundësi të paraqiten në punimet e PE duke nisur që nga seanca e parë e korrikut’ tha Konstantina Kamitsi pasi doli nga seanca në Apel” .