Vendosni fjalën kyçe....

Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO dënon 10 të pandehur me mbi 90 vite burg


Të akuzuarit për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup kriminal përfituan uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, megjithatë GJKKO vendosi mbi 90 vite burg për ta, që duhet të vuajnë në siguri të lartë.

Rreth 485 kg kokainë u trafikuan nga Kolumbia përmes një ngarkese me pleh organik, e cila u zbulua fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizimin e DEA-s amerikane. Për ekstraktimin e lëndës narkotike, grupi kriminal kishte kontraktuar dy kimistë kolumbianë.

SPAK ka veçuar një fraksion tjetër hetimor për persona të tjerë të paidentifikuar që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trafikun e kokainës nga Kolumbia, ndër ta edhe një individ i njohur me nofkën “mirditori”.

Nikolin Gjolena – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Viktor Cervanaku – 15 vite – 10 me gjykim të shkurtuar

Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 me gjykim të shkurtuar

Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 me gjykim të shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite me gjykim të shkurtuar për ( moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë

Marildo Rona – 12 vite – 8 me gjykim të shkurtuar