Vendosni fjalën kyçe....

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Kushtetuesja të ngrihet në lartësinë e detyrës


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat nga jashtë Gjykatës Kushtetuese theksoi se anëtarët e këtij institucioni duhet të ngrihen në lartësinë e duhur për të dhënë vendimin për çështjen e mandatit të Xhaçkës.

“Besoj që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të ngrihen në lartësinë e detyrës së tyre dhe do të mbrojnë dinjitetin e tyre personal si anëtarë të kësaj gjykate dhe dinjitetin e këtij institucioni. Ne nuk kemi hyrë në prova, pasi t’i hymë provave duhet që Edi Rama të lejojë që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sa i takon avokatit apo zonjës Xhaçka, kemi dëgjuar atë që thotë se po investonte si investitor strategjik në një pronë private.”, tha Bardhi.