Paraditen e sotme Kryeministri i vendit Edi Rama postoi ne facebook një video të urgjencës së re ndërkohë që qytetarët kane vërshuar me lumë komentesh duke komentuar skandalin tek onkologjiku dhe gjendjen e spitaleve. Qytetarët shumë të revoltuar e kanë marrë videon që kryeministri postoi si një propagandë.
“Sic ishte në funksion të plotë aparati për trajtimin e të sëmurëve me kancer tek Onkologjiku që nuk u përdor kurrë dhe të sëmurët i transferonin te privati. Na vele me propagandë”, shprehet një qytetar.
“Ju q….sha spitalet hajde shife si njeri i thjesht dhe do e shikosh spitalet falas ilacet me lekë”, shkruan një qytetar tjetër i revoltuar.
“Ty të është kalb sistemi nga brenda ti na tregon video të bukura.. ke mbi 10 vjet në pushtet vetëm skandale përditë”, thotë një tjetër.
Ndërkaq një qytetar është shprehur në komente se mungesa e llogarisë, shpërdorimi, paaftësia dhe hajdutëria janë arsyet se pse jemi të varfër.
“Moderne , ti fusin edhe një djegie dhe e modernizojnë më shumë! Si mund të vetëdigjet një pavion etj ! A ishin sistemet , standartet ! Nuk vihen çapaçule ne krye të punëve ! Prandaj jemi të varfër, se nuk ka llogari , shpërdorojmë nga paaftësia ose nga hajdutëria! Ka ardh koha me mendu e vepru ndryshe ! Basta !“
“Spitalet si kampe përqendrimi, këtë e kupton vetëm kur të heqesh 1 minut petkun e kryeministrit e ti drejtohesh spitaleve tona publike…”
“Po për Onkologjikun ku doktorët shesin ilacet tek privati dhe janë me urdher arresti cfarë mund të thoni? Po për meritokracinë në institucione cfarë mund të thoni? Po për tenderat galopant qe nuk dihet ku shkojnë??”
Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë kërkoi masa sigurie për shtatë mjekë e specialistë të Qendrës Spitalore Universitare nën akuzë për veprat penale ‘Shpërdorim Detyre’.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUNT.
Para se të arrestohen, për mjekët janë kryer “përgjimet telefonike, vëzhgime në terren dhe blerje të simuluara”, ndërkohë që në dosje janë edhe dëshmitë e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor dhe drejtoheshin në klinika private.
Hetimet gjithashtu zbuluan se ilaçet për kimioterapi dilnin jashtë spitalit Onkologjik ose bliheshin në vlera të konsiderueshme nga farmaci të caktuara.
Aparatura për “Kobalto Terapinë” gjithashtu u la jashtë kushteve teknike, duke kthyer këtë procedurë në një burim rreziku për mjekët dhe pacientët e trajtuar.
Me kërkesë të prokurorisë gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa arrest shtepie dhe detyrim paraqitje per Edmond Gashin, Emiljano Lela, Alketa Ymeri, Brikena Qirjazi, Driona Kishta,dhe Florian Marku.