Është identifikuar viktima e shpërthimit të mbrëmshëm në portin e Sarandës.
Armandi Nelaj, 52 vjeç, banues në Sarandë mbeti i vrarë dje nga një shpërthim që fillimisht dyshohet të ketë ndodhur te bombola e oksigjenit si ato që përdorin për zhytje.
Nelaj zotëronte një biznes të mjeteve të rënda të ndërtimit.
Përveç dyshimeve për shpërthim aksidental grupi hetimor i policisë dhe prokurorisë lokale po heton edhe për dyshime për ngjarje me hije kriminale.