Albana Koçiu, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar lidhur me skandalin në Onkologjik, ku mjekë dhe specialistë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke drejtuar pacientët me sëmundje tumorale drejt spitaleve private për përfitime ekonomike.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Koçiu e cilësoi këtë ngjarje të paprecedentë dhe theksoi se personat e përfshirë do të dënohen sipas ligjit.
Ajo shtoi se këta individë nuk mund të ndosin dhe as të përfaqësojnë bluzat e bardha.
“Ngjarje e paprecedentë. Jam e neveritur Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, porcedurave administrative dhe të jetë e qartë që këta lloj personash nuk mund të ndosin bluzat e bardha. Nuk përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm dhe nuk kanë vend në sistemin shëndetësor publik”, tha ministrja Albana Koçiu.