Trump mund të ndalë ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën nëse nuk negocion paqen me Rusinë


Dy këshilltarë kryesorë të Donald Trump i kanë paraqitur atij një plan për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë – nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale – që përfshin zotimin ndaj Ukrainës se do marrë më shumë armë amerikane vetëm nëse hyn në bisedimet e paqes.

Shtetet e Bashkuara do paralajmëronin në të njëjtën kohë Moskën se çdo kundërshtim për të negociuar do çonte në rritjen e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën, tha në një intervistë Gjenerallejtënanti në pension Keith Kellogg, një nga këshilltarët e Trumpit për sigurinë kombëtare.

Sipas planit të hartuar nga Kellogg dhe Fred Fleitz, të cilët shërbyen si shefa shtabi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Trump gjatë presidencës së tij 2017-2021, do kishte një armëpushim bazuar në linjat e betejës mbizotëruese gjatë bisedimeve të paqes.

Ata ia kanë paraqitur strategjinë e tyre Trump-it dhe ish-presidenti u përgjigj pozitivisht, tha Fleitz.

“Unë nuk po pretendoj se ai ishte dakord me të ose ishte dakord me çdo fjalë të tij, por ne ishim të kënaqur që morëm reagimet që bëmë,” tha ai.

Megjithatë, zëdhënësi i Trump, Steven Cheung tha se vetëm deklaratat e bëra nga Trump ose anëtarët e autorizuar të fushatës së tij duhet të konsiderohen zyrtare.

Strategjia e përshkruar nga Kellogg dhe Fleitz është plani më i hollësishëm nga bashkëpunëtorët e Trump, i cili ka thënë se ai mund ta zgjidhë shpejt luftën në Ukrainë nëse mposht Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit, megjithëse nuk ka diskutuar specifika.

Propozimi do shënonte një ndryshim dramatik në pozicionin e SHBA-së për luftën dhe do përballej me kundërshtimin nga aleatët evropianë dhe brenda vetë Partisë Republikane të Trump.

Kremlini dhe Ministria e Jashtme e Ukrainës nuk iu përgjigjën kërkesës për koment mbi planin.

Anëtarësimi në NATO në vendnumëro

Elementet thelbësore të planit u përshkruan në një dokument kërkimor të disponueshëm publikisht, të botuar nga “America First Policy Institute”, një institut mendimi miqësor ndaj Trump ku Kellogg dhe Fleitz mbajnë poste drejtuese.

Kellogg tha se do ishte thelbësore që Rusia dhe Ukraina të futeshin shpejt në tryezën e bisedimeve nëse Trump fiton zgjedhjet.

“Ne u themi ukrainasve: “Duhet të vini në tryezë dhe nëse nuk vini në tryezë, mbështetja nga Shtetet e Bashkuara ndalojëo,” tha ai.

“Dhe do i themi presidentit rus Vladimir Putin, ‘Ai duhet të vijë në tryezë dhe nëse nuk vjen në tryezë, atëherë ne do t’u japim ukrainasve gjithçka që u nevojitet për t’ju vrarë në betejë’.”

Sipas dokumentit të tyre kërkimor, Moska gjithashtu do të nxitej në tryezë me premtimin se anëtarësimi në NATO i Ukrainës do shtyhej për një periudhë të gjatë.

Rusia pushtoi Ukrainën fqinje në shkurt 2022. Deri në disa arritje nga Rusia në muajt e fundit, vijat e frontit mezi kanë lëvizur që nga fundi i atij viti, pavarësisht nga dhjetëra mijëra të vdekur nga të dyja palët në luftën e pamëshirshme të llogoreve, luftimet më të përgjakshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Fleitz tha se Ukraina nuk duhet t’i dorëzojë zyrtarisht territorin Rusisë sipas planit të tyre. Megjithatë, tha ai, Ukraina nuk ka gjasa të rimarrë kontrollin efektiv të të gjithë territorit të saj në një afat të afërt.

“Shqetësimi ynë është se kjo është kthyer në një luftë rrënimi që do zhdukë një brez të tërë të rinjsh,” tha ai.

Një paqe e qëndrueshme në Ukrainë do kërkonte garanci shtesë sigurie për Ukrainën, thanë Kellogg dhe Fleitz. Fleitz shtoi se “armatosja e Ukrainës deri në dhëmbë” ka të ngjarë të jetë një element kyç i kësaj.

“Presidenti Trump ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se një prioritet kryesor në mandatin e tij të dytë do të jetë negocimi i shpejtë për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë”, tha zëdhënësi i Trump, Cheung. “Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk do kishte ndodhur kurrë nëse Donald J. Trump do ishte president.”

Fushata e Biden tha se Trump nuk është i interesuar të qëndrojë përballë Putinit.

“Donald Trump lavdëron Vladimir Putinin në çdo mundësi që i jep dhe ai e ka bërë të qartë se nuk do qëndrojë kundër Putinit ose nuk do mbrojë demokracinë”, tha zëdhënësi i fushatës James Singer.

Disa republikanë do jenë të rezervuar për të paguar më shumë burime në Ukrainë sipas planit. Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar më shumë se 70 miliardë dollarë për ndihmën ushtarake për Ukrainën që nga pushtimi i Moskës.

“Ajo që përkrahësit e Trump duan të bëjnë është të zvogëlojnë ndihmën, nëse nukk e mbyllin tubin për fare,” tha Charles Kupchan, një anëtar i lartë në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë.

Putin tha këtë muaj se lufta mund të përfundojë nëse Ukraina pranon të heqë ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n dhe të dorëzojë katër provinca lindore dhe jugore të pretenduara nga Rusia.

Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara javën e kaluar, ambasadorët francezë dhe britanikë përsëritën pikëpamjen e tyre se paqja mund të kërkohet vetëm kur Rusia të tërhiqet nga territori ukrainas, një pozicion që ndan edhe Kievi.

Disa analistë shprehën gjithashtu shqetësimin se plani i Kellogg dhe Fleitz mund t’i jepte Moskës avantazh në bisedime.

“Ajo që Kellogg po përshkruan është një proces i prirur ndaj Ukrainës që të heqë dorë nga i gjithë territori që Rusia tani pushton,” tha Daniel Fried, një ish-ndihmës Sekretar i Shtetit që ka punuar në politikën e Rusisë.

Gjatë një interviste në podcast javën e kaluar, Trump përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë dhe u shfaq skeptik për ta bërë Ukrainën një anëtare të NATO-s. Ai ka treguar se do të lëvizte shpejt për të shkurtuar ndihmën për vendin e Evropës Lindore nëse zgjidhet.

Biden ka nxitur vazhdimisht për më shumë ndihmë për Ukrainën dhe administrata e tij mbështet ngjitjen e saj përfundimtare në NATO. Më parë në qershor, Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy nënshkruan një marrëveshje dypalëshe sigurie 10-vjeçare.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani