Vendosni fjalën kyçe....

“Do vijnë në pushtet në 2025-ën?! As vetë s’e besojnë atë që thonë” – Rama ironizon opozitën


Kryeministri Rama ka ironizuar deklaratat nga krerët e opozitës se do vijnë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare verën e ardhshme.

Në mbedhjen e grupit parlamentar socialist ai tha se as krerët e opozitës nuk e besojnë këtë gjë që thonë me gojë.

“Janë të gjithë komponentët për sa i takon përfaqësimit ndërkombëtar, por do ishte mirë që të kishte edhe ata që nuk janë pjesë e kësaj skuadre, që janë në opozitë. Nuk janë sot këtu, nuk paraqiten, ndërkohë komisioni i posaçëm është për të qenë një hapësirë jashtë perimetrit të luftës parlamentare. Është një hapësirë ku ata që kanë marr një mandat nga populli shqiptar duhet që të jenë pjesë. I dëgjojmë që thonë do të vinin në pushtet vitin tjetër, por të vish në pushtet duhet që të jesh më i interesuari për të qenë në këtë tryezë dhe këto do t’i kesh për t’u marrë dhe informuar. Mund të vlejë si një kurs për t’u parapërgatitur që në momentin që do të marrësh pushtetin të jesh gati. Por, ata që thonë do marrim pushtetin vitin tjetër, nuk e besojnë as vetë këtë.” – tha Rama.