Vendosni fjalën kyçe....

I akuzuar për shpërdorim detyre, SPAK-u kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës


SPAK ka ankimuar në Apelin e Posaçëm dënimin me 2 vite burg të ish-kryebashkiakut e Lezhës, Fran Frrokaj nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre, duke kërkuar dënimin e tij me 4 vite heqje lirie.

Frrokaj është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg por do të vuajë 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet. B

Bashkë me të janë dënuar edhe 5 ish-zyrtarë të tjerë e gjithashtu gjykata vendosi konfiskimin e mbi 66 mijë m2 tokë te ‘Rana e Hedhun.

Bëhet fjalë për tjetërsimin e 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën e Ranës së Hedhun, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara. Në lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë dhe rikthimin e saj ne gjendjen e mëparshme, pra në tokë shtet, por Kadastra nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve. Vetëm disa javë më parë Fran Frrokaj u lirua nga qelia pasi përfitoi nga amnistia.