Vendosni fjalën kyçe....

Katër skuadra me katër pikë, golavarazhi vendos të kualifikuarat në grupin E


Kanë përfunduar ndeshjet e grupit E në Kampionatin Evropian.

Të katër kombëtaret kanë pikë të barabarta, nga katër.

Sonte, Ukraina barazoi 0:0 me Belgjikën, kurse Sllovakia 1:1 me Rumaninë

Si e para e grupit kalon më tej Rumania me katër pikë, aq sa ka edhe Belgjika si e dyta.

Sllovakia kualifikohet si e treta me katër pikë po ashtu.

Ukraina edhe pse ka katër pikë, mbetet e fundit dhe eliminohet për shkak të golavarazhit.