Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni për Dizinformimin, mungon opozita, Çuçi: Ajo që na ul sot këtu se ky fenomen mund të cënojë vlerat tona demokratike


Në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Dizinformimin, kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi, theksoi se ngritja e këtij komisioni s’ka të bëjë me luftën partiake.

“Vërtet është nga ato komisionet që nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorances dhe opozites. Me vjen keq që kolegët e opozitës ende sot nuk kanë shprehur gatishmerinë për të ardhur. Dizinformimi është një fenomen historik prej Egjipit të lashtë dhe deri më sot, madje deri në atë pikë sa kanë deformuar fakte historike. Ajo që na ul sot ne këtë komision është shqetësimi që ka bota perëndimore demokratike se ky fenomen mund të cenoje vlerat tona demokratike”, tha Çuçi.

Në vijim të fjalës së tij, Çuçi tha se dizinformimi sot është nje shqetesim qe lidhet me se shumti edhe me zhvillimin e teknologjise e që bota demokratike duhet t’i përgjigjet siç duhet me vendosjen e rregullave.

“Besoj se ky komision është gjëja më e domosdoshme që parlamenti shqiptar duhet të bëjë një orë e më parë. S’duhet të këtë asnjë paranojë që ky komision do të ngrene mazhorancen kunder lirisë së medias. Ne jemi këtu për të parë se si Shqipëria do ti pergjigjet këtij shqetësimi. A kemi rregullat e duhura që ndalojnë dizinformimin dhe sigurisht për të parë ambientin që mund të tentojnë të deportojnë vende jo mike të Shqiperise, të cilët e kanë rritur vemendjen ndaj Shqiperisë për qëndrimet tona pro perendimore, “deklaroi Çuçi duke iu bere thirrje kolegeve të opozites te marrin pjesë dhe të konsiderojnë rëndesinë e këtij komisioni. Sic tha ai, kjo është më e rendesishme sepse për të siguruar një vend në listen e kandidatëve për deputetë.