Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i FRESSH kërkon nga KQZ shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë


Kryetari i FRESSH për Himarën, Eugen Likaj, kërkon që KQZ të shpallë pavlefshmërinë e mandatit të Kryebashkiakut Fredi Beleri për shkak të dënimit me dy vite burg që i është konfirmuar nga Apeli i GJKKO-së.

Likaj kërkon organizimin e zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Himarës pas vendimit të formës së prerë nga gjykata.

Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, me dyshimet e korrupsionit zgjedhor. Ai rezultoi fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, ku kandidonte nën siglat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke pasur mbështetjen e PBDNJ, LSI (PL e sotme) dhe Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.

Por pavarësisht se u njoh mandati i tij si kryebashkiak, Beleri nuk arriti të merrte zyrtarisht detyrën pasi nuk u lejua të betohej para Këshillit Bashkiak.

“Të nderuar!
Duke marrë shkas nga njoftimi publik se Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe deklarimin fajtor të shtetasit Fredi Beleri për veprën penale, parashikuar nga neni 328 i K. Penal ” Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, dhe dënimin e tij me 2 vite burgim, parashtrojmë kërkesën tonë si më poshtë vijon:
Në zbatim të dispozitave të parashikuara nga Neni 45 i Kushtetutes se Republikes sẽ Shqipërisë, neneve 2, pikal/b dh 4 te ligjit nr. 138/2015 Për Garantimin e Integritetit të personave ge zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të cilat parashikojnë se nuk mund të ushtrojë funksionin publik të Kryetarit të Bashkisë, personi i dënuar me vendim te formës sẽ prerē. Gjithashtu sqarojmë se në referim të dispozitave të parashikuara nga neni 10 i ligiit 138/2015 në rastet kur verifikohen kushtet për moskandidim apo moszgjedhje, organi kompetent KQZ-ja kryen veprimet e mēposhtme:
ç) shpall
pavlefshmërinë e mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, në përputhje me Kodin Zgiedhor dhe para fillimit të ushtrimit te mandatit nga personi i shpallur i zgjedhur ne kundërshtim me këtë nen, si dhe shpall mandatin, në perputhje me Kodin Zgjedhor,

Sa me sipër, duke marrë parasysh mbarimin para kohe të mandatit te Kryetarit të Bashkisẽ Himarë Z.Fredi Beleri, për shkak të dënimit te tij me vendim penal te formës së prerë, deklarimin fajtor si dhe dënimin e tij me 2 vite burgim, kërkojmë nga ana juaj, në përputhje me pikën 4 të nenit 61 të ligit 139/2015, ” Per vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar, te konstatohet perfundimi parakohshëm i mandatit dhe të organizohen zgiedhje të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.
Duke shpresuar në bashkëpunimin tuaj!”, shkruhej në kërkesë.