Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Opozita nuk e beson as vetë që mund të marrë pushtetin vitin tjetër


Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën kur dhe një vit na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare.

Rama tha se opozita nuk e beson as vetë se mund të marrin pushtetin vitin tjetër.

Që të mendosh seriozisht se do të vish në pushtet vitin tjetër, duhet të jesh më i interesuari që të vish në këtë tryezë, të gjitha këto do ti kesh ti për tu marrë, qoftë edhe si një kurs parashkollor, kjo mund të vlejë për tu përgatitur, që në momentin kur të marrësh pushtetin, të jesh gati.

Po sigurisht që gjasat janë që askush nga ata që thonë se do të marrim pushtetin vitin tjetër, nuk e besojnë as vetë që do të marrin pushtetin vitin tjetër”, tha Rama.