Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e pagave të administratës, përfitimet sipas kategorive


Qeveria miratoi sot rritjen e rrogave për administratën.

Nga rritja do përfitojnë rreth 135 mijë punonjës në sektorë të ndryshëm ndërkohë që do përfitojnë edhe një indeksim të pagës një herë në dy vite sa vlera e inflacionit.

Sipas ministrit të Financave Mete, nga rritja pritet që paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë lekë.

Arsimi

Në arsim paga mesatare pritet të jetë 950  euro në muaj. Mësuesit e arsimit të mesëm të lartë që kanë kualifikimet si dhe mbi 15 vite punë, nga 79800 lekë në muaj do marrin 98500 lekë në muaj.

Mësuesit në arsimin e mesëm të ulët me mbi 15 vite vjetërsi do marrin nga 75 800 sot në 96 mijë lekë. Ndërsa rritjen më të konsiderueshme do e kenë mësuesit e ciklit fillor, ku paga mesatare e mësuesit në ciklin fillor me mbi 15 vite eksperiencë shkon nga 72400 lekë në 95200 lekë.

Paga për punonjësot socialë dhe psikologët do kenë pagë mesatare 910 euro, ndërsa paga e oficerëve të sigurisë në shkolla shkon në 800 euro si pagë mesatare.

Shëndetësia

Nga rritja e pagave do përfitojnë ede 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor. Mjekët do kenë një rritje 20 mijë lekë të rejambi pagën ekzistuese ndërsa infermierët 15 mijë lekë mbi pagën ekzistuese.

Forcat e Armatosura

Të gjitha kategoritë në ushtri do përfitojnë duke nisur nga ushtari në kategorinë e katërt që është niveli bazë. Nga paga bazë prej 42 mijë lekësh, me rritjen ata do marrin 71 mijë lekë e përveç kësaj të gjitha kategoritë do marrin edhe një trajtim ushqimor bazë prej 16 mijë lekësh të reja në muaj  duke bërë që ushtari i nivelit të katërt të marrë 87 mijë lekë të reja në dorë.

Reshterët që kanë marrë në vitin 2022 48200 lekë do marrin 96 mijë lekë të reja në dorë. Majorët e kanë pasur 68800 e pas rritjes do marrin 107 mijë lekë të reja plus 16 mijë lekë të reja trajtim ushqimor mujor duke e çuar pagën në 123 mijë lekë të reja në muaj. Kolonelët do marrin pas rritjes

174 mijë e 500 në muaj ndërsa Gjeneralët do marrin 206 mijë lekë të reja në muaj.

Sistemi i burgjeve

Në sistemin e burgjeve pagat do rriten mesatarisht me 15.12% ndërsa rritja dovarioje nga 13% në 27% dhe përfitues do jenë të gjitha gradat, nga inspektorët deri tek gradat më të larta ato drejtuese.

Përfitues janë 3.430 punonjës të cilët janë pjesë e sistemit të burgjeve në vend.

Rritja e pagave të adminisrratës ishte paralajmëruarnga qeveria muaj më parë dhe vjen rreth një vit para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.