Vendosni fjalën kyçe....

“Shpëton” Berisha, s’do i hiqet mandati i deputetit


Kreut të PD-së Sali Berisha nuk do i hiqet mandati i deputetit pavarësisht mungesës së tij prej  më shumë se gjashtë muajsh në seancat plenare.

Sipas kryetares së Kuvendit Nikolla, heqja e mandatit të Berishës do ishte shkelje ligji pasi ai ka munguar me arsye duke qenë se është në arrest shtëpie.

Çështja e mandatit të Berishës u diskutuar në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.

“Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, ka thënë Nikolla.

Ndërohë kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi tha se kësaj radhe shumica e ka lexuar si duhet Kushtetutën.

“Sot Kryetarja e Kuvendit, lexoi drejt Kushtetutën sa i përket mandatit të kreut të opozitës Sali Berisha. Strukturat ligjore te kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në Kuvend nuk është pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve te sponsorizuara nga segmente te mazhorances”

Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023. Ai po hetohet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani pasi akuzohet se ka miratuar ligje për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e truallit për të përfituar në mënyrë të padrejtë.

Si Malltezi ashtu edhe Berisha i kaë hedhur poshtë akuzat duke thënë se ato janë montuara politikisht me urdhër të kryeministritrit Edi Rama. Po kështu ata kanë sulmuar SPAK-un dhe kreun Dumani se veprojnë me urdhër të Ramës.