Vendosni fjalën kyçe....

Skandali tek Onkologjiku, deputeti i PD-së kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë


Deputeti, Arbi Agalliu, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë, nisur nga skandali i fundit tek Onkologjiku.

Agalliu nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë dhe të kuptohen arsyet se pse nul funksionon sistemi i mbrojtjes së pacientëve.

 

“Sot dorëzova kërkesën për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë.

Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar.

Duhet të qartësohen arsyhet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon. Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni.” shkruan Agalliu.

foto galeri