Vendosni fjalën kyçe....

Taksistët e Tiranës dalin në protestë, kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe respektim të tarifave në shërbim


Sindikata Shqiptare e Taksive, Sindikata e Pavarur e Taksive dhe Shoqata e Taksive “Tirana ” janë mbledhur ditën e sotme në protestë, në sheshin Nënë Tereza.

Taksistët kanë parkuar mjetet e tyre në shesh dhe kërkojnë ulje të çmimit të karburantit si dhe respektim të tarifave në shërbim.

“Ulja e çmimit të karburantit”, “Dialogu, kriter i demokracisë”, “Respektimi i tarifave në shërbim”, janë disa nga mesazhet në pankartat e vëna mbi xhamat e mjeteve taksi.

Në një deklaratë për mediat, taksistët kërkojnë respektimin e tarifave të taksimetrit, si dhe kriteret për personat që shërbejnë Taksi.

“Të jenë në pronësi të personit Targa, pulla e Bashkisë dhe Licenca. Të mënjanohen nga shërbimi, të gjitha autoveturat, që nuk janë pajisur me licencën e taksive. Për të mos dëmtuar nivelin e jetesës së qytetarëve të ulet çmimi i karburantit e të stabilizohet ai në nivelet e çmimeve të tregut ndërkombëtar, dhe garantimin e cilësisë. Nga organet e Qarkullimit Rrugor, Shërbimi i Taksive të trajtohen më me kujdes e përparësi. Përcaktimin e numrit të licencave në shërbimin taksi, sipas numrit të banorëve”,  njofton Shoqata e Taksistëve.