Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë, sekuestrohet 1 kg kokainë, 3 persona në pranga


Foto ilustruese

Një aksion antidrogë është ndërmarrë sot nga Policia e Tiranës, në ‘gjueti’ të shpërndarësve të drogës.

Në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar 1 kg kokainë, ndërkohë që janë arrestuar 3 persona.

NJOFTIMI I POLICISË

“Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Collaboration 3”.

Sekuestrohen 1 kg e 130 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 3”.