Vendosni fjalën kyçe....

13-vjeçari i aksidentuar në gjendje të rëndë, dërgohet me helikopter drejt Tiranës


Një 13-vjeçar, i cili u aksidentua rreth orës 17:00 në aksin rrugor Miras – Sinicë, është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar për shkak të gjendjes së tij tepër të rëndë.

Sipas policisë, 13-vjeçari, banues në fshatin Miras, po drejtonte një motor pa targa dhe pa skafandër, me vëllain e tij si pasagjer.

Gjendja e vëllait të tij është e stabilizuar. Aksidenti ndodhi kur motorri u përplas nga një automjet, duke lënë të dy vëllezërit të plagosur.