Automjeti përplaset me motorin, mbetet i lënduar i mituri dhe vëllai i tij


Një i mitur dhe vëllai i tij mbetën të plagosur pas një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në aksin Bilisht-Sinicë, pranë fshatit Miras.

Aksidenti përfshiu një automjet dhe një motor, i cili drejtohej nga i mituri, ndërsa pasagjer ishte vëllai i tij.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital.

Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.