Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për tatimin mbi profesionet e lira, duke shfuqizuar tatimin nga 15 deri në 23% për këto profesione.
Ligji i ri parashikonte zbatim në dy periudha. Pas zbritjes së shpenzimeve, fitimet e të vetëpunësuarve, personave fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira, do taksoheshin me normat 15% dhe 23%.
Vendimi u mor sot me shumicën e votave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë publik nga kryetarja e GJL, Holta Zaçaj.
Në fjalën e saj Gjykatësja Zaçaj deklaroi se Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën dhe rrëzoi tatimin me 15 përqind për profesionet e lira. Sipas GJK, përllogaritja e Ministrisë së Financave ishte jopropocionale dhe se këto kategori do të duhet të taksohen më 2029 si të gjitha bizneset e vogla.
Ky vendim erdhi pas ankimit të bërë nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile.
“Është rrëzuar, pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar kërkimi dhe është shfuqizuar neni që e bënte të aplikueshëm normën e tatueshme prej 15% për profesionet e lira”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.