Danimarka do vendosë një taksë të re për fermerët për gazrat serrë të prodhuara nga bagëtia e tyre, ka njoftuar ministri i Taksave Jeppe Bruus. Sipas ministrit, tarifa për ndotjet e lopëve, derrave dhe deleve do zbatohet duke filluar nga viti 2030.
Taksa e re pritet të kontribuojë shumë në qëllimin e vendit për të pakësuar çlirimine gazrave me 70% nga nivelet e vitit 1990 deri në fund të dhjetëvjeçarit si dhe për të arritur asnjanësinë e karbonit, shpjegoi Bruus.
“Ne do bëjmë një hap të madh për t’u bërë asnjanës ndaj klimës në vitin 2045,” tha ministri, duke vlerësuar masën si një mënyrë që Danimarka të bëhet “vendi i parë në botë që vendos një taksë të vërtetë të dioksidit tëkarbonit në bujqësi”.
Fermerët blegtoralë do tatohen me 300 krona (43 dollarë) për ton ekuivalent të dioksidit të karbonit të prodhuar nga kafshët e tyre. Megjithatë, kjo fillimisht do t’i nënshtrohet një zbritjeje të tatimit mbi të ardhurat prej 60%.
Masa pritet të godasë më së shumti fermerët e qumështit, duke pasur parasysh se një lopë mesatare daneze prodhon rreth 6.6 ton dioksid karboni, me derrat dhe delet që lëshojnë dukshëm më pak gaz.
Sipas statistikave të Danimarkës, vendi është një prodhues i madh i bagëtive, me popullsinë e tanishme në rreth 1.5 milion. Kjo do sillte më shumë se 400 milionë dollarë në vit në taksat e karbonit.
Taksa e re pritet të rritet edhe më shumë, duke arritur një objektiv prej 750 korona për ton deri në vitin 2035.