Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i cili bëri kërkesë për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu i është drejtuar me pyetje kësaj të fundit.
Deputeti u shpreh se ligji i aborteve është një skandal, ai i drejtohet ministres Koçiu dhe e pyet se cili është mendimi i saj për uterusin me qera?
Më tej Shehu thotë se ‘’uterusi me qera një formë moderne e skllavërisë së gruas, teksa duhet patjetër të merren masa edhe për shfaqjen që u bë në tarracën e një institucioni totalisht në shkelje’’, u shpreh Shehu.
‘’Ndërkohë që ‘prindi 1’, ‘prindi 2’ është një goditje e cila i jepet familjes me nënë dhe baba.
Ju nuk duhet të mbështesni këto familje artificiale të cilat nuk mund të krijojnë jetë’’, u shpreh Sheu
”Zonja ministre nuk mbuloni vetëm ministrinë, çështjet sociale lidhen me parimet jetësore, vlerave të familjes. Ju si rilindje përgatisni opinionet dhe bëmat, strategjia juaj është të çoni këtë vend drejt katastrofave sociale. Por dua të sjell në vëmendje edhe martesën e dy grave. Dua të di kush është qëndrimi juaj dhe i qeverisë ndaj asaj që shpaloset pa konsensus të kryeministrit. Unë dua të di pse janë publikuar qëllimet dhe sponsorët.
Faleminderit atyre që kanë reaguar. Ligji për shëndetin riprodhues, është formë e cila çon drejt katastrofave sociale. A ju kanë informuar se të tilla metodash janë të dënueshme dhe krijojnë dëme të mëdha të shëndetit mendor. Ai ligj është anti jete dhe anti familjes. Prindi 1, prindi2 i jep goditje familjes për nënë dhe baba.
Ato janë familje artificiale që nuk krijojnë jetë. Këtë interpelace ju si ministre duhet të reagonit për shfaqjen që u bë në tarracën e atij institucioni që ishte në shkelje. Ju nxisni abortin, cili është mendimi juaj për uterusin me qera? A doni ta ktheni vendin në një fermë uterusesh? Uterusi me qera një formë moderne e skllavërisë së gruas’‘, tha Shehu.
Ndërkohë nga ana tjetër pas kësaj deklarate te deputetit të PD, Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, foli në Kuvend lidhur me projektligjin për abortin. Në përgjigje të deputetit demokrat, Tritan Shehu, i cili kërkoi shpjegime lidhur me këtë projektligj, që sipas tij sjell shkatërrimin e familjes.
Koçiu theksoi se aktualisht nuk ka asnjë të dhënë që numri i aborteve ka tendencë rritjeje, ndërsa shtoi se pas vendimit të abortit fshihen arsye mjaft personale.
“Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë rritje të aborteve, madje sipas INSTAT shifrat janë konstante, për të mos thënë që disa tregues janë në rënie. E vërteta është që pas vendimit për ndërprerjen e një shtatëzanie ka disa arsye të cilat janë personale dhe nuk është e drejtë të gjykohen në të tilla forume publike si ky”, tha Koçiu.
Nga ana tjetër, ministrja Koçiu theksoi se projektligji jo vetëm që nuk e lejon, por e “lufton” abortin selektiv.
“Padyshim që jemi të vendosur të luftojmë me forcë fenomenet e shëmtuara si ajo e abortit selektiv që është një vepër penale dhe një akti i shëmtuar që në draft është parashikuar ndalimi i tij”, shtoi ajo.
Sipas Koçiut, drafti parashikon edhe kohën apo mënyrën kur procedura e abortit do të kryhet, sikundër parashikon edhe ndëshkimin për abuzuesit.