Gjithashtu teksa sot pritet t’i konfirmohet masa e sigurisë, pasi GJKKO caktoi ndaj tij ‘Detyrim paraqitje’, mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur në gjykatë.
Ai refuzoi që të fliste gjatë për mediat, ndërsa tha se ai bënte vetëm punën e tij.
“Unë bëj vetëm punën zotëri”, tha ai .
Mjeku Gashi u arrestua pas një hetimi pak ditë më parë lidhur me një hetim në spitalin onkologjik ku ai dhe 6 të tjhere akuzohen se dërgonin pacientët për kurim te spitalet private.
Ndërsa më parë kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.
Gjithashtu punonjësit e këtij spitali bënin pazare hapur, madje dhe planet për pushime luksoze në Tajlandë apo Maldive