Policia ka bërë një thirrje për qytetarët që të shmangin një pjesë të rrugës Tiranë-Durrës për shkak të punimeve që po kryen Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Konkretisht, ARRSH ka nisur mbrëmjen e së enjtes riasfaltimin e rrugës Maminas-Durrës. Për shkak të këtyre punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar.
Si pasojë, Policia Rrugore u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugë alternative. Ata sugjerojnë përdorimin e aksit rrugor dytësor Maminas-Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi i Plepave për të shmangur trafikun e rënduar në rrugën kryesore.