RENEA nxjerr trupin e pajetë të 30-vjeçarit nga liqeni i Banjës


Polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur nxjerrjen e turpit të pa jetë të 30-vjeçarit I.B nga liqeni i Banjës.

Dyshohet se 30-vjeçari ëhstë vetëmbytur në liqen, megjithatë do të jertë ekspertiza mjekoligjore që do të thotë fjaln e fundit.

Dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi:

Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit I. B., 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.