Vendosni fjalën kyçe....

Skandali te Onkologjiku, Mjekja Pere: Nuk jam unë në përgjime, është një Alketë tjetër


Mjekja Alketa Pere pasi ka dalë nga Gjykata e Tiranës, tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë në përgjime.

Bëhet fjalë për bisedat kur mjekët e Onkologjikut i ruheshin mediave për skemëm e zhvatjes së pacientëve me tumor, të cilëve nuk u ofronin shërbimin në privat, por i çonin te klinika private  e mjekut Gashi.

Pere pretendon se nuk ishte ajo në përgjime, por një Alekta tjetër që është administratorja e spitalit.

“Një mjek onkolog me 30 vite eksperiencë është pasuri kombëtare. Asgjë nuk ndodhi në seancë. Sa i përket mesazhit, nuk isha unë alekta, ishte Alketa administratorja. Është Alekta Ilo, është administratorja. Nuk isha unë”, tha Pere.

Ndërkohë, për mjeken Pere, gjykata la në fuqi masën detyrim paraqitje.