Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ndaj skandalit të përfshirjes së mjekëve të Onkologjikut në QSUNT, duke e cilësuar atë si pasojë të politikave anti-humane.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehu thekson se ngjarja në Onkologjik është rezultat i vendosjes kokëposhtë të sistemit të shëndetësisë.
Ai shton se sot kemi një sistem shëndetësor thellësisht të varfër dhe anti-social, që nuk është në funksion të qytetarit dhe pacientit.
Postimi nga Tritan Shehu
Ngjarjet ne Onkologji, pasoje e politikave anti humane te rregjimit.
Tentativat per te anatemuar tashti mjeket e personelin, jane pasoje e frikes se rregjimit nga e verteta.
Ajo cfare ndodhi aty vjen si pasoje e vendosjes “kokeposhte” te sistemit te shendetesise.
Te nje shendetesie thellesisht te varfer e anti sociale.
Ku dhe ato vlera te pakta perfundojne per PPP korruptive.
Jo ne funksion te qytetarit e pacientit, te larguar nga ata, me vendosjen e tij ne funksion te interesave te atyre, qe nen genjeshtren “shendetesi falas” e kthyen ne nje sistem me moton:
O paguaj o vdis.
Ku vdes nga nje tromb cerebral nqs nuk paguan 30 mije E, ku duhet te presesh vite per nje proteze ose do te paguash per ate, ku vdekshmeria nga tumoret eshte 70% kundrejt realitetit 30% te BE.
Ku egziston nje amulli e vertete, ku onkologjia eshte krejt e amortizuar e mjeket vizitojne disa ne nje dhome, pacientet presin ne 40 grade nxehtesi, kemiot vijne me periudha, ku metodat moderne te trajtimit individual te tumoreve nuk aplikohen.
Ku medikamentet e sigurta gjenden vetem kontrabende se tregu, lista e rimbursimeve eshte mbushur me medikamente te origjines jo te sigurte, etj, etj.
Keto jane shkaqet e amullise se thelle, nxitese edhe e fenomeneve koruptive.
Dhe per te risjelle ne vlerat e funksionet e tij kete sistem te shkallmuar tashme..
Duhet permbysur ky rregjim, sepse ai eshte shkaktari e perfituesi i kesaj katastrofe.
Mjeket e personeli, qe ne teresi punojne me pasion e devocion jane edhe viktimat e ketij sistemi ne kolaps.