Sot, Gjykata Kushtetuese vendosi se tatimi mbi profesionet e lira është i padrejtë dhe diskriminues, duke lehtësuar kështu barrën për rreth 30 mijë profesionistë të lirë në vend.
Në një deklaratë në rrjetet e saj sociale, Tabaku theksoi rëndësinë e kësaj fitoreje për një gamë të gjerë profesionistësh, nga kontabilistët dhe noterët, deri te avokatët dhe ueb dizajnerët.
“Sot ne ja dolëm, Gjykata Kushtetuese vendosi që tatimi për profesionet e lira është i padrejtë, është diskriminues dhe 30 mijë profesionistët e lirë nuk do ta kenë më këtë barë mbi supe,” deklaroi Tabaku.
Ajo shtoi se këta profesionistë kanë kaluar vite të tëra duke investuar në shkollim dhe zhvillimin e aftësive të tyre dhe se kjo vendim është një fitore e rëndësishme për ta.
Tabaku kritikoi sistemin e tatimeve, duke e cilësuar atë si korruptiv dhe mbështetës të pakicës ndërsa takson padrejtësisht shumicën.
“Sot ne ja dolëm, Gjykata Kushtetuese vendosi që tatimi për profesionet e lira është i padrejtë, është diskriminues dhe 30 mijë profesionistët e lirë nuk do ta kenë më këtë barë mbi supe. Nga kontabilistët te noterët te avokatët te ueb dizanjerët, ke të gjitha ato profesione të lirë të cilëve nga mëngjesi në darkë i bie bretku, kanë pasur vite pa fund investimi, shkollimi në dije dhe në aftësitë e tyre, sot ja kanë dalë që bashkë të ndryshojmë një nga tullat e sistemit të padrejtë të tatimeve. Të një sistemi korruptiv, të një sistemi që mbështet pakicën e takson shumicën, padrejtësisht takson shumicën. Kemi arritur një fitore e cila është e vogël, një fitore e cila tregon që ne bashkë mund të fitojmë çdo betejë por kjo fitore është e shtresës së mesme të asaj shtrese që sot sjell në ekonomi kaq shumë dhe që politika duhet që patjetër të japi në këmbim më shumë”-deklaroi Tabaku.