Vendosni fjalën kyçe....

A është Kryemadhi anëtare e Partisë së Lirisë, Meta: Raportet personale nuk identifikohen me ato politike


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me kërkesën me divorc ndaj Monika Kryemadhin.

I pyetur nëse Kryemadhi vijon të jetë pjesë e PL, meta u shpreh se kjo parti është një forcë politike europiane që nuk ndikohet nga raportet personale.

“Jemi parti europiane. Raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Kushdo që zbaton Statutin e PL, është më PL dhe i ftuar të jetë aty apo edhe t’i bashkohet kësaj partie’, tha Meta.

Ndërkohë disa ditë më parë Ilir Meta i ftuar në emisionin e Çim Pekës në Syri TV, deklaroi se ishte duke zgjidhur marrëdhënien bashkëshkëshortore me Monika Kryemadhin.

Ai u shpreh se kishte filluar të ndiqte rrugën juridike për këtë çështje.