Vendosni fjalën kyçe....

Basha reagon për Censin: Procesi i mangët. Eksodi masiv i shqiptarëve nuk e shqetëson qeverinë


Pas publikimit të rezultatve të censit 2023 për popullsinë dhe banesat, ka reaguar ish kreu i PD Lulzim Basha, duke e konsideruar procesin të mangët dhe jotransperent.

Shpopullimi i vendit, i fshehur pas arnave të një censusi të zvarritur, të deformuar dhe jo transparent, si asnjëherë më parë e si në asnjë vend tjetër të botës, është produkt i drejtpërdrejtë i një qeverie të korruptuar që punon për interesat e një grushti të vogël njerëzish, duke lënë në varfëri familjet shqiptare, që mpaken vit pas viti”, tha Basha.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se në qeverisjen e tij eksporti më i madh është largimi i shqiptarëve.

 “Eksodi masiv i shqiptarëve nuk e shqetëson qeverinë, as thagmat korruptive që po i bëjnë gjëmën vendit, si skandali dramatik i Onkologjikut, apo i dhjetra zezonave të tjera që e kanë bërë vendin të pajetueshëm”, tha Basha duke nënvizuar se Shqipëria meriton më shumë dhe jo shpërbërjen e familjes e largimin e rinisë.