Vendosni fjalën kyçe....

Çertifikatat e pronësisë, Rama në Dhërmi: Një copë tokë bëhet burim konflikti, shpesh herë janë gjendur tre pronarë për një pronë


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dhërmi, ku do të shpërndajë certifikata pronësie. Rama tha se procesi i regjistrimit të pronave të trashëguara do të mbyllet në tetor.

Ai u shpreh se duhet bërë vendosja në hartë e pronave dhe shtëpive që  të përputhet plotësisht vendndodhja reale me hartën e kadastrës që mos të ketë mbivendosje dhe konflikte.

Më tej Rama tha se një copë tokë bëhet burim konflikti pasi ka pretendentë të ndryshëm që tregojnë letra.

“Sa e pavërtetë është që në Himarë është bërë një politikë diskriminuese, sepse ajo propagandë ka qëllime krejt të tjera nga interesat tona të përbashkëta, dhe të vetë Himarës. E vërteta është që problemi i regjistrimit të shtëpive të trashëguara në këto pika, nga Thethi, Malësia e Madhe, Kukësi, Hasi dhe pastaj në disa pika të tjera poshtë, është një problematikë që lidhet me faktin se ndryshe nga të gjitha zonat e tjera, e gjithë marrëdhënia e titujve të pronësisë ka qenë e komplikuar. Vendosja në hartë e pronave dhe të shtëpive, që të përputhet plotësisht vendndodhja reale me hartën e kadastrës që mos të ketë mbivendosje dhe konflikte. Ajo që e ka ngatërruar këtë pjesë, që nuk është e njëjta gjë si me zonat e Veriut, është ajo që ka ndodhur në shumë vite, pas 90-ës kur është bërë shumë zullum me letrat, AMTP-të, dhe certifikatat. Shpesh herë janë gjendur tre pronarë për një pronë. Një copë tokë bëhet burim konflikti pasi ka pretendetë të ndryshëm që tregojnë letra. Kjo vlen si rezultat i qëllimeve të këqija.”, –tha ai.