Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një trup i pajetë në lumin Drin pranë Urës së Bahçallëkut


Në lumin Drin, pranë urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar. Sipas informacioneve paraprake viktima është i gjatë rreth 175 cm, ishte i veshur me triko pambuku me mëngë të gjata ngjyrë gri, pantallona të gjata ngjyrë kafe, dhe atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër. 

Shkodër/Informacion paraprak. 

Në lumin Drin, në afërsi te urës së Bahcallekut, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar, i gjatë rreth 175 cm, i veshur me triko pambuku me mëngë të  gjata ngjyrë gri,  pantallona të gjata ngjyrë kafe, atlete të zeza Adidas, me flokë të shkurtër dhe pa mjekër.Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatatuar shenja dhune. 

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për identifikimin e 40 vjeçarit si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.