Është vetëdodrëzuar ish-punonjësi i AMP-së Kushtrim Selimi, i cili ishte në kërkim pasi akuzohet për një skemë që denigronte drejtues të rëndësishëm të policisë përmes një portali.
Ndaj Selimit kanë bërë kallëzim penal Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi.
Skema u zbulua pak javë më parë. Selimi akuzohet se përmes një portali denigronte figurat e lartpërmendura por edhe zyrtarë të tjerë. Për rastin në fjalë janë arrestuar më herët gazetari Ervis Hasanaga dhe punonjësja e AMP-së në Durrës Regina Omeri.