Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Hetimor për të dhënat e TIMS më 2 korrik, dalin emrat e dëshmitarëve


Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje datë 2 Korrik 2024 me rend dite  si vijon.

Zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:

Ora 11:00 – Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;

Ora 12:00 – Z. Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;

Ora 13:00 – Z. Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;

Më parë kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Kreu i Komisionit Hetimor parlamentar, deputeti Ervin Salianji, ka insistuar që seancat dëgjimore të mbahen me dyer të hapura. Megjithatë, mazhoranca socialiste, me shumicë votash, ka vendosur që seancat të jenë me dyer të mbyllura.

“Kemi dëgjuar llahtarë nga dëshmitarët që janë paraqitur në këtë komision, edhe pse për socialistët mund të mos konsiderohen të tilla”, ka deklaruar më parë Salianji.