Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet grupi i dialogut për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Opozita po heq dorë nga votimi elektronik


Ka përfunduar mbledhja e grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore.

Në fjalën e tij për mediat Damian Gjiknuri ka deklaruar se mazhoranca është treguar e gatshme që të financohet votimi e më pas edhe numërimi elektronik i votave në zgjedhjet e 2025, ndërkohë që ka shtuar se duket se opozita është tërhequr nga një kërkesë e tillë, të cilën e ka nënvizuar për një kohë të gjatë.

Gjiknuri u shpreh se sa i përket votës së emigrantëve, ajo është ende e mundur, pasi ka ende kohë në dispozicion për organizimin e procesit.

“Në këtë pikë duhet të adresohen dy çështje, tre vendime të Gjykatës Kushtetuese, e para ka të bëjë me votën e diasporës, e dyta është herësi, shpërndarja brenda forcave politike. DO të dalim me propozimet tona, për shpërndarjen e mandateve. Nëse nuk bihet dakord, lista mund të interpretohet nga KQZ si e hapur plotësisht.

Së fundi kam dhënë garanci nga ana e mazhorancës që jemi dakord të financojmë votimin e numërimin elektronik në 4 5 qarqet më të mëdha të vendit, por opozita ka hequr pak a shumë dorë. Këto janë pikat që u ofrova për marrëveshje.

Vendi nuk mund të rrijë peng i 5 qershorit.

Vota e emigrantëve është e mundur, pasi janë ende afatet. Është e mundur që të nisë zbatimi me çështjen në fjalë. PS ka qenë për një variant të balancuar, si herësi. Ose mund të shkojmë drejt një skeme më të afërt, kushtetuese. Nëse nuk ka dakordësi, do të mbetet regjimi siç është shfuqizuar nga Kushtetuesja, që do të thotë se herësi është zero”, u shpreh ai.