Vendosni fjalën kyçe....

Nick Abbott emërohet ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri


Ambasadori britanik, Alastair King-Smith ka përfunduar mandatin diplomatik në Tiranë.  Nick Abbott është emëruar ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Britanike në Shqipëri përmes një postimi në rrjete sociale. Ambasada Britanike sqaron se Abbott ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë“- thuhet në një njoftim të bërë nga qeveria britanike.