Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Olsi Rama tha se ishte për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme.
Kujtojmë se pak kohë më parë Gazment Bardhi ka paditur në Prokurorinë e Posaçme Olsi Ramën duke e lidhur atë me laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Më pas ky i fundit ka bërë kallëzim në SPAK për Gazment Bardhin për shpifje për akuzat e deputetit se është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë.
“Nuk e di se çfarë ka vendosur, SPAK. Kur ta hap do t’ju lajmëroj. E kam bërë kallëzimin sepse e kam konsideruar një manipulim të të gjitha fakteve. Për të dalë e vërteta. Nuk kam asnjë lidhje. Ju e dini se i kujt është automjeti. Unë i kam marrë automjetin për të shkuar dhe për të bërë një udhëtim dy dyditor në Selanik, nuk kam lidhje me asnjë nga personat, vetëm njëri njoh, do të vijë kurdo që të jetë nevoja”, tha Olsi Rama.