Shoqata Omonia e cila në vendin tonë përfaqëson minoritetin grek ka dalë kundër rezultateve të publikuara ditën e sotme të Censit 2023 nga INSTAT.
Në një deklaratë publike OMONIA i cilëson rezultatet të pabazuara, jo reale dhe të papranueshme për sa i përket demorafisë të minoritetit grek.
Në deklaratë ata shprehin shqetësim edhe për shifrat e dala për popullsinë e cila është përgjigjur për përkatësinë fetare duke mos pranuar as numrin e ortodoksëve në vend.
“Posaçërisht duam të shprehim shqetësimin përsa i përket dimensionit të tablosë përbërjes fetare që sot prezantoi Autoriteti Statistikave. Meqënse shumica dërrmuese e pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek dhe komunitetet e saj lokale i përkasin Kishës Orthodhokse, nuk mundemi të mos denoncojmë persistencën për të fiksuar e madhësisë numerike për Orthodhoksët, larg realitetit dhe atyre sa konfirmohen historikisht. Nuk është ogur i mirë për bashkëekzistencën paqësore në vend dhe as i shërben imazhit të mirë që ka nevojë”-thuhet në deklaratë.
Nga censi i publikuar ditën e sotme rezultoi se 23 mijë 485 persona janë përgjigjur që janë grekë ndërsa ortodoksë 174 mijë persona. Si rezultat i censit në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë.
Deklarata:
Lënda: Të pabazura, jo reale, të papranueshme dhe për pasojë të refuzuara rezultatet e Procesit të Regjistrimit Popullsisë përsa i përket demografisë së Minoritetit autokton Etnik Grek.
Duke patur shkelur çdo normë të natyrës statistikore, për më tepër praktikat e mira të qasjes në të dhëna sensibile për identitetin etnik të qytetarëve, gjuhën amtare dhe besimin fetar, me metoda të mekanikës pushtetare të përpunimit të supozuar, Autoriteti kompetent Statistikor i Shtetit – INSTAT, shpalli sot rezultatet.
Duke qenë se në kohë, para se të filloj, gjatë periudhës së zhvillimit të fazës së mbledhjes dhe regjistrimit të të dhënave, kishim shprehur shqetësimet tona, për synimet reale të procesit Cens-23, përsa i përket Minoritetit Etnik Grek, nuk na befason rezultati që shteti publikoi.
E refuzojmë atë meqënse procesi ishte i pabesueshëm dhe një herë akoma synonte në politika të tkurrjes artificiale të kapaciteteve të MEG dhe për më tepër në vijimin e politikave të diskriminimit, represionit dhe zhbërjes së tij, në veçanti në treva të caktuara dhe në elementë përbërës të tij aty ku shteti në mënyrë abuzive refuzon t’i njoh dhe sanksionojë si të tilla.
Posaçërisht duam të shprehim shqetësimin përsa i përket dimensionit të tablosë përbërjes fetare që sot prezantoi Autoriteti Statistikave. Meqënse shumica dërrmuese e pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek dhe komunitetet e saj lokale i përkasin Kishës Ortodoksë, nuk mundemi të mos denoncojmë persistencën për të fiksuar e madhësisë numerike për Ortodoksët, larg realitetit dhe atyre sa konfirmohen historikisht. Nuk është ogur i mirë për bashkëekzistencën paqësore në vend dhe as i shërben imazhit të mirë që ka nevojë.
*Raportin e zgjeruar të Këshillit të Përgjithshëm të OMONIAS për argumentimin e vendimit të refuzimit së rezultateve të Regjistrimit e lexoni këtu