Vendosni fjalën kyçe....

Paraqitja në debatin e parë ndaj Trump përkeqëson frikën e demokratëve mbi moshën e Biden


Para mbrëmjes së të enjtes, shumë amerikanë kishin shprehur shqetësime për moshën e Joe Biden dhe aftësinë e tij për të për të përmbushur detyrën. Debatii parë ndaj rivalit republikan Trump vetëm sa u përkeqësoi këto shqetësime mes demokratëve.

Presidenti hyri në debat me një zë të ngjirur dhe kishte një pengesë tëvogël për të kaluar, poavarësisht kësaj u pengua. Biden u shfaq monoton, u rrëmbye, ishte i pqartë.

Afërsisht në mes të debatit, fushata e Biden u tha gazetarëve se presidenti po përballej me një gjendje të ftohti, një përpjekje për të shpjeguar zërin e tij të përshpirtshëm.

Për 90 minutat e debatit, në pjesën dërrmuese të ndeshjes Joe Biden ishte në cep të ringut. Veçanërisht herët në mbrëmje, disa nga përgjigjet e tij ishin të pakuptimta. Pasi humbi mendimet, ai përfundoi një përgjigje duke thënë: “Më në fund mundëm Medicare” – një referencë e çuditshme për programin e kujdesit shëndetësor të drejtuar nga qeveria për të moshuarit.

Ish-drejtoresha e komunikimit e Biden, Kate Bedingfield, ishte në CNN menjëherë pas debatit dhe ajo ishte e qartë: “Nuk ka dy mënyra për ta parë këtë gjë, ky nuk ishte një debat i mirë për Joe Biden”.

Ajo tha se çështja e tij më e madhe ishte të provonte se kishte energji dhe qëndrueshmëri, dhe ai nuk e bëri këtë.

Ndërsa debati përparonte, si një boksier në cep të ringut, Biden filloi të bënte disa lëvizje kundër kundërshtarit të tij në një përpjekje për të ndryshuar çatin e vështirë për të. Disa nga ato goditje dhanë rezultat, duke provokuar ish-presidentin të japë përgjigje të zemëruara.

Megjithatë, fakti që temat e para të ngritura nga moderatorët e CNN ishin mbi çështjet kryesore të votuesve që kanë të bëjnë me ekonominë dhe emigracionin, për të cilat sondazhet tregojnë se amerikanët i besojnë më shumë Donald Trump-it, e përkeqësuan problemin për presidentin.

“Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë tha ai në fund të asaj fjalie,” tha Trump pas një përgjigjeje tjetër të Biden. Kjo fjali mund të ketë përmbledhur natën e debatit.

Një Trump më i përqendruar

Ish-presidenti ofroi kryesisht një paraqitje të disiplinuar dhe të shkathët. Ai shmangu llojin e ndërprerjeve dhe armiqësive që minuan debatin e tij të parë në vitin 2020 dhe e ktheu diskutimin përsëri në sulme ndaj qeverisjes së Biden sa herë që mundi.

Ai në mënyrë të përsëritur bëri pohime që nuk mbështeteshin nga fakte si dhe nga gjysmë të vërteta, por Biden në masë të madhe nuk ishte në gjendje t’i kthente ato në favorin e tij.

Kur tema u kthye te aborti, për shembull, ish-presidenti e ktheu vijimësisht vëmendjen tek ajo që ai tha se ishte ekstremizmi i demokratëve. Ai pretendoi, gabimisht, se demokratët mbështesin abortet pas lindjes së foshnjave.

Aborti është një çështje që është dëshmuar të jetë një dobësi për Trump dhe republikanët në përgjithësi që nga përmbysja e “Roe kundër Wade” – e cila kishte mbrojtur të drejtën kushtetuese për abortin – nga Gjykata e Lartë në vitin 2022. Por sulmet e Biden në një zonë ku ai mund të kishte shënuar pikë, nu dhanë rezultat dhe dolën huq.

“Ka qenë një gjë e tmerrshme, ajo që keni bërë,” tha presidenti.

Një boksier në cep të ringut

Në një paraqitje menjëherë pas përfundimit të debatit, zv.presidentja Kamala Harris pranoi se presidenti pati një “fillim të ngadaltë”, por tha se ai e mbylli fuqishëm. Gjatë fubndit të debatit, Biden ia arriti të qëndronte në këmbë.

Në një rresht të paharrueshëm, Biden vuri në dukje bindjen e Donald Trump mbi akuzat që vinin nga një lidhje e supozuar romantike me yllin e filmave pormografikë Stormy Daniels dhe tha se ish-presidenti kishte “moralin e një maceje rruge”.

“Unë nuk kam bërë seks me një yll porno,” u përgjigj Trump.

Trump gjithashtu u shfaq në pozita të vështira kur fliste për përgjigjen e tij ndaj sulmit të 6 janarit në Kapitolin e SHBA. Ai fillimisht u përpoq të kthente një pyetje në lidhje me përgjegjësinë e tij për trazirat e Kapitolit në një dënim të rekordit të Biden, por këtë herë presidenti nuk e la atë të shpëtonte nga grepi.

“Ai i nxiti ata njerëz të ngjiteshin në Capitol Hill. Ai u ul atje për tre orë ndërsa ndihmësit e tij iu lutën të bënte diçka”, tha Biden. “Ai nuk bëri asgjë për ta ndaluar.”

Ish-presidenti gjithashtu u shmang në mënyrë të përsëritur kur erdhi puna nëse ai do pranonte rezultatin e zgjedhjeve të 2024.

Çfarë ndodh më pas?

Ky ishte debati më i hershëm në historinë moderne të SHBA-së, pjesërisht sepse ekipi i Biden-it e donte në këtë mënyrë. Një arsye është se ata kërkuan të zhvendosin fokusin tek Trump më herët gjatë sezonit të fushatës, duke shpresuar se votuesve amerikanë do t’u kujtohej natyra kaotike e presidencës së tij.

Por më shumë njerëz do flasin për paraqitjen e Biden pas këtij debati sesa të ish-presidentit.

Një arsye tjetër që ekipi Biden mund të ketë dashur një debat të hershëm është se do t’i jepte kandidatit të tyre më shumë kohë për t’u rikuperuar nga një paraqitje e dobët.

Demokratët kanë konventën e partisë në gusht, ku ata do jenë në gjendje të ofrojnë një vizion më të shkruar për një mandat të dytë të Biden për amerikanët. Dhe ka një tjetër debat të planifikuar për në shtator, që nëse ndodh, do jetë më i freskët në mendjet amerikane teksa ata shkojnë në zgjedhje në nëntor.

Por shumë demokratë mund të pyesin nëse një mundësi e dytë për Trump në skenën e debatit do jetë ndryshe për njeriun e tyre. Dhe disa, në këtë pikë, mund të mendojnë se si mund të nxjerrin një kandidat tjetër presidencial.

Fushata e Biden ka gati dy muaj për të qetësuar ujërat. Do duhej një revoltë e hapur për demokratët që të braktisnin kandidatin e tyre, i cili fitoi lehtësisht mjaft delegatë primar për të siguruar nominimin e partisë. Të paktën deri tani, asnjë zyrtar i shquar demokrat nuk i ka thyer publikisht radhët, edhe pse disa thuhet se kanë ngritur alarmin në bisedat anonime me gazetarët.

Kur u pyet nga BBC në lidhje me mundësinë e hapjes së konventës për kandidatët e tjerë ose zëvendësimin e presidentit, zëvendës menaxheri i fushatës Quentin Fulks tha: “Presidenti Biden do jetë kandidati demokrat dhe Presidenti Biden do fitojë këto zgjedhje”, shtoi ai.

Nëse fushata e Biden mund të mbledhë trupat rreth tij në ditët në vijim, pohimi i parë mund të jetë i vërtetë. Pas debatit të mbrëmjes së djeshme, shumë demokratë mund të kenë dyshime serioze për perspektivat e Biden për nëntorin.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani