Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës, Balliu: Veliaj pastrim kimik për çdo trafikant, SPAK s’e arreston


Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu në fjalën e tij gjatë protestës përpara bashkisë së Tiranës është shprehur se në Shqiëpri arrestohen qytetarët se po protestojnë ndaj vjedhjeve ndërsa hajdutët shijojnë paratë.

Balliu ka theksuar se 85% e çështjeve mes qytetarëve dhe shtetit i fiton shteti si kurrë më parë pasi drejtësia është në funksion të shtetit.

“Ne po protestojmë se në Shqipëri nuk ka drejtësi, sepse hajduti Veliaj do të ishte në burg dhe qytetarët duhet të ishin në punën e tyre. këtu protestojmë sepse kemi një institucion që shërben si pastrim kimik për çdo trafikant të qytetit.

Sot kemi protestues ndaj aferave korruptive ndaj inceneratorëve janë futur në burg sepse kanë protestuar kundër vjedhjes, ndërsa këta që kanë vjedhur miliona euro qëndrojnë në zyra sepse SPAK i amniston dhe nuk i arreston.

85% e çështjeve mes qytetarëve dhe shtetit i fiton shteti si kurrë më parë pasi drejtësia është në funksion të shtetit. Të gjithë drejtorët me Veliajt, të gjitha këta kanë të përbashkët dy gjëra, shefin dhe skemën e vjedhjes të ideuar nga Veliaj.

Ne protestojmë për drejtësi, për një Shqipëri më të mirë dhe për shqiptarët”, u shpreh Balliu.

Ndërkohë nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti nga protesta e opozitës, lëshoi akuza në drejtim të Veliajt dhe qeverisë ‘Rama’.

Gjatë fjalës së tij nga protesta e opozitës, theksoi se do të vazhdojnë betejën e tyre deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

“E rritën ujin, për të pasur 24 orë furnizim, por a ka sot ujë 24 orë? Çfarë bënë dje? Ne na përjashtuan nga mbledhja e Këshillit Bashkiak se nuk duan që të flasim. Ne do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Veliajt. Shqipëria nuk duhet të vazhdojë të vidhet më. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë deri në fitore. Do të qëndrojmë këtu, deri në fitore. Risillni dritat, horrat, banditët do të jenë ata që do të largohen. Shqiptarë, duhet të rezistojmë dhe fitore, e vetëm fitore!”, tha ai.