Kryeministri Edi Rama nga Dhërmiu, ku do të shpërndahen certifikatat e pronësisë, ironizoi opozitën ku tha se kjo e fundit ka helmuar mendjen dhe zemrat e banorëve të kësaj zone, me pretendimet e qeveria do të merrte pronat në Himarë.
Rama siguroi se edhe sikur ta ketë ndërmend qeveria, se bën dot këtë gjë, pasi ata që kanë zhvilluar sipërmarrje, kanë kontrata me pronarët e vërtetë, jo me qeverinë.
“Kjo është një punë e madhe, nga pikëpamja e volumit. Nuk është se nuk është bërë më përpara se nuk kemi dashure ne, por për ato arsye që thash. Të gjithë kanë të drejtën për të pasur mendimet e tyre, por faktet janë fakte. Me faktet nuk luftohet, me opinionet po. Kemi vullnetin maksimal për ta mbyllur një herë e mirë këtë histori. Të tjerë e kanë shfrytëzuar këtë ngërç për të helmuar mendje dhe zemra njerëzish duke treguar lloj-lloj përrallash të shëmtuara, shumë të ulëta. Të gjitha që ‘qeveria do të marrë pronat në Himarë’, do të thotë të tregosh një përrallë të shëmtuar dhe ulët. Se nuk ka lidhje me ne. Edhe sikur ta ketë ndërmend qeveria, se bën dot këtë gjë. Ata që kanë zhvilluar sipërmarrje këtu, kanë kontrata me pronarët e vërtetë, jo me qeverinë. Çmimi i tokës këtu në këtë zonë, është rritur ashtu siç nuk ia priste mëndje deri 10 vite më parë. Kjo rritje nuk ka ardhur nga qielli apo malet, ata kanë qenë këtu. Por ja ku jemi këtu sot, se deri më parë, nuk mblidheshim dot te ky shtet që të rrinim në shesh, por do të rrinim në gropa. Para disa vitesh që të vije këtu ishte mund i madh. Sot kam ardhur për 2 orë. Oligarkë në Shqipëri nuk ka. Fjala oligark me sipërmarrës, është diçka ndryshe. Kam hequr dorë nga pronat këtu, se mund të isha dhe unë një nga pasardhësit e bregut.”, tha ai.