Sipas INSTAT, në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 412 mijë banorë, 755 mijë familje me një madhësi mesatare prej 3.2 personash për familje.
Shpallja e Censit të popullisë dhe banesave u bëgjatë një ceremonie zyrtare gjatë së cilës kryetarja e INSTAT-it, Elsa Dhuli, numri është ndikuar nga disa faktorë si tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia Covid-19.
Sipas të dhëave, në Shqipëri jetojnë 409 mijë e 831 banorë më pak se në vitin 2011.
“Kryerja e Censit për popullsinë dhe banesat, plotësuan kushtet për anëtarësim në BE. Ky Cens u realizua pas disa sfidave të ndodhura përgjatë tërmetit apo dhe pandemisë së COVID-it. Sfida të tjera u përballën, grumbullimi i numëruesve, nga jugu në veri, pavarësisht terrenit malor apo zonave të populluara.”, tha ndër të tjera Dhuli.
Në procesin e Censit kanë marrë pjesë mbi 8 mijë persona që kanë mbledhur nnë terren derë më derë dhe ata që kanë përpunuar të dhënat.
Procesi i Censit nisi më 15 shtator dhe u përmbyll më 15 nëntor.
Opozita kë lëshuar akuza ndaj qeverisë dhe INSTAT për manipulimin e të dhëave të Censit. Sipas saj, vonesa në shpalljen e rezultateve është bërë për të manipuluar rezultatet dhe për të rritur artificialisht numrin e personave që jetojnë në Shqipëri.
Në Censin e fundit, atë të vitit 2011, në Shqipëri jetonin 2.821.977 shqiptarë.