Ka përfunduar pas rreth 1 ore protesta e 14 e opozitës e cila është zhvilluar përpara ambienteve të godinës së Bashkisë së Tiranës.
Protesta u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, duke pasur edhe përplasje fizike.
Gjatë protestës mbajtën fjalime përfaqësues të opozitës dhe përfaqësues të Aleancës për teatrin.
Ndërkohë që fjalimet u shoqëruan edhe me djegie gomash nga ana e protestuesve, policia i është përgjigjur me ujë.
Gjithashtu ka pasur edhe përplasje fizike mes efektivëve policor dhe protestuesve.
Përveç tymuesve e flakadanë, janë përdorur edhe vezë ashtun si dhe më parë për tu hedhur drejt godinës së bashkisë.
Shefi i Organizmit në PD, Klevis Balliu në fjalën e tij gjatë protestës përpara bashkisë së Tiranës është shprehur se në Shqiëpri arrestohen qytetarët se po protestojnë ndaj vjedhjeve ndërsa hajdutët shijojnë paratë.
Balliu ka theksuar se 85% e çështjeve mes qytetarëve dhe shtetit i fiton shteti si kurrë më parë pasi drejtësia është në funksion të shtetit.
“Ne po protestojmë se në Shqipëri nuk ka drejtësi, sepse hajduti Veliaj do të ishte në burg dhe qytetarët duhet të ishin në punën e tyre. këtu protestojmë sepse kemi një institucion që shërben si pastrim kimik për çdo trafikant të qytetit.
Sot kemi protestues ndaj aferave korruptive ndaj inceneratorëve janë futur në burg sepse kanë protestuar kundër vjedhjes, ndërsa këta që kanë vjedhur miliona euro qëndrojnë në zyra sepse SPAK i amniston dhe nuk i arreston.
85% e çështjeve mes qytetarëve dhe shtetit i fiton shteti si kurrë më parë pasi drejtësia është në funksion të shtetit. Të gjithë drejtorët me Veliajt, të gjitha këta kanë të përbashkët dy gjëra, shefin dhe skemën e vjedhjes të ideuar nga Veliaj”, u shpreh Balliu.
Në përfundim të marshimit, opozita u shpreh se nuk do të ndalen dhe do të vijojnë protestat e tyre dhe e radhës mund të jetë javën e ardhshme.