Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku Edmond Gashi theu masën e arrestit dhe u ul në lokal, policia: U fshehën pamjet filmike


Policia ka bërë me dije se mjeku i cili është përfshirë ne skandalin e Onkologjikut ka shkelur masën e arrestit të shtëpisë duke dal jashtë banese si dhe ka fshirë pamjet filmike të lokalit ku ka qëndruar.

Mjeku Gashi u arrestua pas një hetimi pak ditë më parë lidhur me një hetim në spitalin onkologjik ku ai dhe 6 të tjhere akuzohen se dërgonin pacientët për kurim te spitalet private.

Ndërsa më parë kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.

Gjithashtu punonjësit e këtij spitali bënin pazare hapur, madje dhe planet për pushime luksoze në Tajlandë apo Maldive.

NJOFTIMI I POLICISË

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G.

Materialet i kaluan Prokurorisë”.