Zjarr në Lazarat, flakët kërcënojnë banesat


Një zjarr ka shpërthyer këtë pasdite në Lazarat të Gjirokastrës, duke rrezikuar banesat.

Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat janë përhapur kryesisht në lagjen Kordhocë.

Era po ndihmon përhapjen e zjarrit, duke e afruar gjithnjë e më shumë pranë shtëpive.