Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Gjirokastër, përplasen dy makina, mes të lënduarve dy punonjës policie


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin “Gjirokastër-Kakavijë”.

Në aksident janë përfshirë një automjet i policisë me drejtues oficerin e policisë D.P me një automjet tjetër me drejtues shtetasin S.B.

Nga aksidenti u plagosën 2 drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri punonjës i policisë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S.B.

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia.