Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti tha pas eliminimit te Italise nga Euro 2024 se me këta lojtarë nuk mund të bënte më shumë. Pasi Zvicra i mundi 2-0 Spalletti merr përgjegjësitë dhe tregoi se do flasë me kreun e Federatës.
“Nuk kam pasur shumë kohë në dispozicion për ta përgatitur Europianin. Ishim nën ritëm dhe pastaj bëhet e vështirë. Goli i dytë na “preu gjunjët”.
Për fat të keq ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, nuk ishim në kushtet për të bërë diçka më shumë. Përgjegjësia është gjithmonë e trajnerit, zgjedhjet i kam bërë unë.
Do të flas me Presidentin e Federatës sepse me mua është sjellë shumë mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Spalletti.